×
  • Extra
  • Extra

    Ky është termi që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në “Google”

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 19:52

    Nuk është aspak e çuditshme që termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për këtë vit të jetë “Big Brother Vip”!

    “Big Brother Vip” nisi në tetor të këtij viti dhe shumë shpejt u bë qendra e vëmendjes.

    Siç ndodh në fund të çdo viti, publikohen statistika që llogarisin suksesin që ka pasur ndonjë personazh apo program televiziv.

    Nga këto të dhëna rezulton se termi më i kërkuar për vitin 2021 nga shqiptarët është “Big Brother Vip”.
    Edhe vetë moderatorja Arbana Osmani e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram.

    “Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!