Në vitet e fundit, legjenda se kozmonautët rusë në misionet hapësinore mbajnë armë me vete, është bërë e njohur në rrjetet sociale ruse.
Kosmonauti Sergei Ryazanski kohët e fundit konfirmoi ligjshmërinë e kësaj legjende. Në një intervistë të dhënë për portalin e lajmeve Lenta, kozmonauti Sergei Ryazanski kujtoi me nostalgji një pistoletë unike që e mbante me vete në misionet në orbitë, transmeton Reporteri.net.
Në realitet, arma e një astronauti rus që i ngjan më shumë një pushke gjuetie të shkurtër – nuk shërbeu për të luftuar jashtëtokësorët, por shpëtuar jetën pas uljes në Tokë. Në ish Bashkimin Sovjetik, nuk ishin të prirur për të folur shumë për këtë, por astronautët sovjetikë që pas Yuri Gagarinit, udhëtojnë në hapësirë me armë.
“Ishte një armë plotësisht unike. Ju duhej të jeni gati për të luftuar me arinjtë dhe ujqërit që mund t’ju sulmojnë pas uljes”, tha Ryazanski.
Arma për të cilën Ryazanski flet është e tipit TP-82. Në periudhën midis viteve 1982 dhe 2006, të gjithë kozmonautët rusë e bartën atë me vete në hapësirë dhe në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Në ditët e sotme, me avancimin e teknologjisë, udhëtarët e hapësirës kanë më pak arsye për të bartur armë me vete. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.