Bullgaria ka thirrur për sqarime ambasadoren ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, pas sulmeve të fundit me dronë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, pranë ujërave bullgare. Incidenti i fundit ka përshkallëzuar shqetësimet për sigurinë e transportit detar në rajon, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet.

Sipas raportimeve, anija tregtare “HS Dignity”, me flamur të Guinesë-Bisau, u godit nga dronë dhe u fundos rreth 31 kilometra në lindje të fshatit Krapets, pasi kishte dërguar një sinjal emergjence.

Gjashtë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Reklamë

Anija e dytë, “Chelsea-3”, në pronësi ukrainase, u godit rreth 33 kilometra nga qyteti bregdetar i Byalës. Të 15 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa pesë prej tyre morën trajtim mjekësor për lëndime të lehta.

Kryeministri bullgar, Rumen Radev, thirri një mbledhje urgjente me drejtuesit e sigurisë dhe konfirmoi se kishte kërkuar sqarime nga ambasadorja ruse. Ai theksoi se ende nuk ka prova përfundimtare që përcaktojnë përgjegjësinë e njërës palë, por argumentoi përfituesja nga këto incidente mund të jetë vetëm Rusia.

Nga ana e saj, Mitrofanova deklaroi se nuk kishte marrë informacion nga Ministria ruse e Mbrojtjes lidhur me sulmet e fundit. Sipas mediave bullgare, ajo ngriti gjithashtu mundësinë që sulmet të jenë provokuar nga një palë e tretë.

Frikë për përshkallëzim dhe përfshirjen e NATO-s

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, paralajmëroi se situata në Detin e Zi po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe se konflikti po afrohet drejt ujërave territoriale të vendit. Ai deklaroi se autoritetet dyshojnë se dronët janë rusë, pasi do të ishte e palogjikshme që Ukraina të godiste anijet e veta.

Reklamë

Dy anijet e fundit u goditën jashtë ujërave territoriale të Bullgarisë, por brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi. Kryeministri Radev e cilësoi të papranueshëm një sulm të tillë në afërsi të ujërave bullgare.

Frikë për përshkallëzim dhe përfshirjen e NATO-s

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, paralajmëroi se situata në Detin e Zi po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe se konflikti po afrohet drejt ujërave territoriale të vendit. Ai deklaroi se autoritetet dyshojnë se dronët janë rusë, pasi do të ishte e palogjikshme që Ukraina të godiste anijet e veta.

Dy anijet e fundit u goditën jashtë ujërave territoriale të Bullgarisë, por brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi. Kryeministri Radev e cilësoi të papranueshëm një sulm të tillë në afërsi të ujërave bullgare.

Reklamë

Një tjetër anije ishte fundosur javën e kaluar

Sulmet e fundit vijnë vetëm një javë pasi dy anije të tjera tregtare u goditën nga dronë detarë dhe ajrorë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë. Njëra prej tyre, “Alfa Watan”, u fundos dhe 10 anëtarët e ekuipazhit, nëntë prej të cilëve sirianë, konsiderohen të vdekur.

Në atë kohë, Radev kishte kërkuar ndihmë teknike nga NATO-ja dhe Bashkimi Europian për hetimin e sulmeve, duke theksuar se përgjegjësia nuk ishte përcaktuar ende.

Ukraina ka akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për sulmet e fundit, ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Deti i Zi po shndërrohet në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës ruse kundër Ukrainës.

Reklamë

Nga ana tjetër, Moska nuk ka komentuar publikisht incidentet e fundit. Rusia pretendon se sulmet ndaj anijeve synojnë transportet që dërgojnë armë dhe mallra me përdorim të dyfishtë drejt porteve ukrainase. Kievi dhe aleatët e tij europianë kundërshtojnë këtë version dhe akuzojnë Moskën se po godet edhe anije tregtare që transportojnë drithëra dhe mallra civile.

Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit kryesorë të drithërave në botë, ndaj siguria e lundrimit në Detin e Zi ka rëndësi të drejtpërdrejtë për furnizimin global me ushqime. Turqia u ka bërë thirrje të dyja palëve të ndalin sulmet ndaj anijeve në këtë zonë.

Që prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022, Deti i Zi është shndërruar në një hapësirë kyçe të përplasjes ushtarake dhe ekonomike mes dy vendeve, ndërsa sulmet e përsëritura ndaj transportit detar po shtojnë frikën për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit.