Një video tregon momentin kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë me lartësi 45-metërshe në Portuagli.
Turistja, e cila besohet të jetë nga Brazili, u filmua duke bërë kërcimin e frikshëm në Urën e Dom Luisit I në Porto.
Pamjet tregojnë gruan, për të cilën besohet të ketë qenë e pirë, duke u zhveshur ndërsa balanconte trupin e saj në mbrojtëset anësore të urës, përpara se të hidhet në lumin Douro.
Së bashku me turisten, u bashkuan edhe dy burra të tjerë duke kërcyer të zhveshur në ujë.
Mediet lokale thanë se patrullat e policisë kontrolluan zonën pas incidentit, por nuk gjetën ndonjë nga personat e përfshirë në kërcim dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.