Në Kinë ka ndërruar jetë personi më i vjetër në botë.
Alimihan Seyiti që pretendohet të ishte personi më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën 135-vjeçare.
Seyit lindi më 25 qershor të vitit 1886 dhe thuhej se ajo ishte njeriu më i vjetër në botë edhe pse nuk kishte ndonjë konfirmim zyrtar.
Shoqata Kineze e Gerontologjisë dhe Geriatrikës raportoi se ajo ishte qytetarja më e vjetër e vendit në vitin 2013.
Ajo ishte martuar në vitin 1907, dhe kishte adoptuar një djalë e një vajzë, më pas pati 43 nipër e stërmbesa.
Deri në vdekjen e saj javën e kaluar, ajo kishte një jetë të thjeshtë duke u kujdesur vazhdimisht për shëndetin e saj duke u ushqyer shëndetshëm.