×
  • Extra
  • Extra

    Një vajzë “police” si kjo, e kontrollon të dashurin me kamerë në telefon edhe gjatë orarit të punës

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 12:16

    Një vajzë është cilësuar si e “çmendur”, pasi ka pranuar se e detyron të dashurin ta mbajë të ndezur FaceTime gjatë orarit të tij 12 orësh në punë në një depo të Amazon – ndërsa kjo sipas ndodh jo që nuk i beson atij, por femrave.

    Kjo vajzë e identifikuar si Nela nga Fresno të Kalifornisë, ka shpjeguar në një video në TikTok, se e detyron të dashurin Jose Macias të jetë një linjë telefonike gjatë tërë orarit të punës.

    E ky veprim i saj irritoi shumë përdorues të kësaj platforme duke e cilësuar si një njeri “jo normal dhe të çmendur”, madje disa besonin se ajo ka nevojë “për ndihmë” e Jose duhet të “çlirohet” nga kjo lidhje.

    Nela thotë se nuk është se nuk ka besim në partnerin, por ajo thjesht nuk u beson femrave më të cilat ai punon.

    “I dashuri im duhet ta mbaj të ndezur FaceTime gjatë ndërrimit 12 orësh”, ka shkruar ajo në TikTok ku videoja e saj u bë virale dhe shfaq partnerin e saj duke palosur paketa të Amazon.

    Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo është zotuar se do ta lë punën që aktualisht e kryen me qëllim që t’i bashkohet të dashurit në Amazon.

    Videoja deri më tani ka marrë mbi katër miliona shikime dhe prej kohës së postimit, videoja ka marrë mijëra komente – kryesisht negative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!