Ata që flenë vonë mund ta paguajnë një ‘çmim’ kur është fjala për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre.
Personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe kanë probleme të zgjohen në mëngjes, kanë 10 për qind shanse më të larta të rrezikut për të vdekur më herët sesa ata që flenë dhe zgjohen herët.
Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë ta kuptojnë se shprehitë e tyre të gjumit mund të kenë pasoja serioze shëndetësore, dhe ka shumë gjëra që iu ndihmojnë atyre t’i largojnë këto shprehi.
Vlen të ceket se këto zbulime janë bazuar në studimin e më shumë se 433,000 britanikëve.
Ndër tjerash, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë dyfish më të prirë të vuajnë nga çrregullimet psikologjike, 30 për qind më të rrezikuar nga diabeti, 25 për qind më të rrezikuar nga problemet neurologjike, 23 për qind më të rrezikuar nga çrregullimet gastrointestinale dhe 22 për qind më të rrezikuar nga sëmundjet respiratore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.