Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë shënuar 4 raste të reja pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.

Reklamë

Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.

Në total numri i rasteve aktive është 343.