Një grua në Etiopi ka marrë për t’i kryer provimet e saj në një shtratin e spitalit vetëm 30 minuta pas lindjes.
Almaz Derese, 21 vjeç, nga Etiopia perëndimore, kishte shpresuar të kryente testet për provimet e shkollës së mesme më herët por ato u shtynë për shkak të Ramazanit.
Ajo u detyrua të shkojë të lindë pak para se të fillonte provimi i parë.
Sipas BBC, Zonja Almaz tha se studimi gjatë shtatzënisë nuk ishte problem dhe ajo nuk dëshironte të priste deri në vitin e ardhshëm për t’u diplomuar, përcjell reporteri.net.
Ajo mori të hënën provimin e saj të gjuhës angleze dhe matematikë në spital dhe do të ulej për testet e saj të mbetura në qendrën e provimeve gjatë dy ditëve vijuese.
Burri i saj, Tadese Tulu, tha se i duhej ta bindte shkollën që ta lejonte të merrte provimet në spital.
Në Etiopi, është e zakonshme që vajzat të braktisin shkollën e mesme dhe të kthehen më vonë për të përfunduar studimet e tyre.
Zonja Almaz tani dëshiron të marrë një kurs dyvjeçar që do ta përgatisë atë për universitet.
Ajo tha se ishte e kënaqur me mënyrën se si shkuan provimet dhe djali i saj i vogël ishte mirë. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.