×
  • Extra
  • Extra

    Gazetarja hyn në histori si personi i parë me tatuazh në fytyrë që prezanton lajmet

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 17:35

    Një gazetare në Zelandën e re ka hyrë në histori si personi i parë me tatuazh në fytyrë që prezanton lajmet.

    Mediat e huaja raportojnë se Oriini Kaipara u vlerësua dhe fitoi shumë zemra në internet nga njerëzit që theksonin se sa rëndësi ka përfaqësimi i vetes.

    Oriini Kaipara, 37 vjeç ka një tatuazh etnik në mjekër, e cila mbahet nga gratë maori të quajtur moko kauae. Kaipara shpjegoi se ajo e bëri tatuazhin në vitin 2017 pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo ishte 100 për qind Maori. Moko kauae përfaqëson një rit kalimi, duke shënuar kalimin midis vajzës dhe moshës madhore dhe simbolizon një proces personal transformimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!