Në festën e ndërrimit të moteve, fishekzjarrët janë shumë të përdorura.
Njerëzit festojnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre kanë një gjë të përbashkët; ndezin fishekzjarre.
Në Kosovë, por edhe nëpër botë, secilin vit regjistrohen aksidente të shumta me fishekzjarrët.
Por, si t’i shmangim këto aksidente?
-Kurrë mos qëndroni mbi fishekzjarrë të ndezura. Kthehuni në distancë të sigurt menjëherë pas ndezjes së tyre.
-Nëse gjeni fishekzjarrë të pashpërthyera, lërini ashtu. Asnjëherë mos tentoni t’i rindizni. Lagini me ujë dhe hidhni te mbeturinat.
-Mbani një kovë me ujë ose një zorrë kopshti afër zonës ku jeni duke ndezur fishekzjarrët.
-Asnjëherë mos i drejtoni ose hidhni fishekzjarrët drejt një personi tjetër.
-Ndizni fishekzjarrët një nga një dhe më pas largohuni shpejtë prej tyre.
-Përdorni fishekzjarrët vetëm në ambiente të jashtme.