Si çdo vit edhe natën e ndërrimit të viteve në pritje të 2022 RTV Ora solli kamerat e fshehta.

Këtë herë në kurth ishte këngëtari i njohur Ylli Baka.

Gazetari Andi Llabuti hiqet si djali që këngëtarit i ka dhënë lekët e kaparit për të kënduar në dasmë por nuk ka ndodhur.

Reklamë

Ndërsa xhirohej spektakli “Erdhi Ora” në RTV Ora i prezantuar nga Ana Kallaku dhe Erion Korini, në studio hyn papritur Andi dhe i drejtohet Ylli Bakës: “Mi ke ngritur nervat kur bëre sikur nuk më njohe”.

“Kush je ti” i thotë Ylli Baka.

Andi: Jam ai djali që të ka dhënë kaparin e dasmës dhe nuk i erdhe në dasmë”

Ylli Baka: Nuk ka shans. Mbaje pak më butë.

Reklamë

Mos e humbisni videon e kamerës së fshehtë.