Një mërgimtar nga Gjermania është duke thyer tabut se rrjeti social TikTok është vetëm për adoleshentët dhe të rinjt.

Shefqet Mullalija nga Rahoveci është i moshuari që po bën mijëra shikime me videot e tij në TikTok, shkruan Reporteri.net.

Shefqeti i cili jeton në Gjermani, ndjek trendin e videove në këtë rrjet social e më pas i publikon ato, duke tërhequr vëmendjen edhe me paraqitjen e tij me plis në kokë.

Reklamë

Tashmë ai ka mijëra ndjekës ndërsa videot e tij kalojnë mbi 100 mijë shikim.

Më poshtë, Reporteri.net ju sjell disa prej tyre ku Shefqeti shihet me plis në kokë. /Reporteri.net/