Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë.
Një mace ka hipur në maje të një shtylle elektrike në kryeqytet dhe ka ngecur aty.
Një qytetare ka publikuar video ku shihet maca duke qëndruar në mes të kabllove elektrike, shkruan Reporteri.net
Ajo ka treguar se i ka njoftuar policët dhe zjarrfikësit. Sipas saj nuk ka marrë ndihmë nga ta.
Ajo ka bërë thirrje që nëse dikush mund ta ndihmojë, të shkojë ta largojë macen nga shtylla elektrike.
