×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjatet orari i vaksinimit kundër COVID-19 në Prishtinë

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 16:49

    Shtohen mundësitë për t’u vaksinuar, për ata që dëshirojnë më shumë imunitet në luftën kundër koronavirusit.

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, ka marr vendim që të zgjatet orari i vaksinimit me vaksina kundër COVID-19.

    “Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtinës në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll në Kalabri si vijon: E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00 dhe e shtunë e diele nga 07:00-15:00”, thuhet në një njoftim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë falënderon qytetarët për shtim të interesimit për vaksinim kundër koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!