Nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv me koronavirus, gjëja normale është që të mos ndodhë asgjë.
Por, virologët theksojnë se në këto raste, efektet anësore të vaksinës mund të jenë pak më të rënda: koka mund të të dhembë më shumë, krahu më shumë, ndoshta më shumë ethe… Por, asgjë serioze, këmbëngulin virologët.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohon se idealja është që të mos vaksinohemi kur jemi të infektuar, por nëse vaksinohemi, duhet të njoftojmë mjekun për të monitoruar më shumë simptomat.
“Personat me COVID-19 që kanë simptoma duhet të presin të vaksinohen derisa të shërohen nga sëmundja dhe derisa të plotësojnë kriteret për të pezulluar izolimin”, shpjegojnë ata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.