Një grua shkaktoi shqetësime për stafin hekurudhor dhe pasagjerët kur tentoi të ndalonte një tren të shpejt që po largohej nga stacioni.

Ngjarja ka ndodhur në Kinën Jugore. Gruaja 30-vjeçare, e quajtur Wang, po udhëtonte me vëllaun dhe mikun e saj kur grupit i iku treni, sipas medieve lokale.

Pasi u hodh në shina, gruaja filloi të vraponte dhe të bërtiste që ngasësit e trenit t’ia hapnin derën.

Reklamë

Gruaja është filmuar duke iu lutur stafit të stacionit, duke thënë se ajo duhet të marrë trenin e fundit të lidhur me Changsha në mënyrë që të arrijë në punë në kohë.