Ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field është suspenduar nga posti i tij pasi u publikua një video ku ai shihet duke sulmuar një protestuese.
Zëdhënësi i kryeministres në largim, Theresa May tha se pamjet e incidentit janë shumë shqetësuese, transmeton Reporteri.net.
Aktivistja e ‘Green Peace’ ka hyrë gjatë një mbledhje në Londër dhe ka qenë pikërisht ky momenti kur Field është çuar nga vendi i tij dhe ka përplasur aktivisten për muri.
Aktivistja mjedisore, Janet Barker, e cila jeton në një fermë në Uells, tha se ajo kishte pritur se do të kishte rezistencë ndaj protestës së grupit, por që “do të kapej për fyti dhe do të largohej me forcë jashtë” nuk e kishte imagjinuar.
Ai e ka justifikuar veprimin e tij si akt në mbrojtje të të pranishmëve, pasi dyshoi se mos ajo ishte e armatosur dhe se ajo paraqiste shkelje të lartë të sigurisë. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.