×
  • Extra
  • Extra

    Gjendet i gjallë një burrë në rrotën e avionit

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 10:13

    Policia holandeze thotë se ka gjetur të gjallë një burrë në pjesën e rrotave të një avioni që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nga Afrika e Jugut.

    Fluturimet nga Johanesburg në Amsterdam zgjasin rreth 11 orë, me aeroplanin e ngarkesave që besohet se ka bërë një ndalesë, në Nairobi, Kenia.

    Është shumë e pazakontë që turistët në fluturime të gjata të mbijetojnë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha.

    Mosha dhe kombësia e burrit nuk janë përcaktuar ende, thotë policia.

    “Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore holandeze, Joanna Helmonds, për agjencinë e lajmeve AFP.

    “Është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!