Rreth 1.5 milionë njerëz kanë firmosur peticionin kundër festivalit në Julin të Kinës, ku 10 mijë deri në 15 mijë qen konsumohen si ushqim.
Përveç mizorisë me të cilën trajtohen kafshët, para dhe gjatë therjes, shumë prej tyre janë vjedhur nga të zotët, pasi në zona të tjera të Kinës qentë nuk konsumohen për ushqim.
Fushatën për ta ndaluar këtë mizori e kanë mbështetur jo vetëm miliona njerëz nga Kina dhe nga e gjithë bota, por edhe aktorë të famshëm e persona me ndikim.
Megjithatë, tradita e fesetivalit vazhdon dhe qeveria kineze nuk ka marrë masa për t’i ndaluar. Banorët, nga ana e tyre, e shohin si ndërhyrje të tepruar, dhe e krahasojnë me faktin që edhe indianëve u duket çmenduri të hash lopët, e megjithatë, vendet e tjera i hanë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.