×
  • Extra
  • Extra

    Shitet për 45.4 milionë dollarë piktura e Botticellit

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 19:23

    Pas një beteje shtatë minutëshe, “Krishti i pikëllimeve” i Sandro Botticellit u shit në Sotheby’s për 45.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat e ankandit.

    Piktura në dru, e cila kishte një garanci prej 40 milionë dollarësh, u shit me një surprizë. Ekzaminimi i pikturës, poshtë imazhit të Jezusit, çoi në zbulimin me simbolet e pasionit të Shën Marisë me Fëmijën.

    Kjo është piktura e dytë Botticellit që shitet në ankand brenda një viti. Sërish në Sotheby’s janarin e kaluar një koleksionisti anonim aziatik iu shit “Portreti i një zotërie me Tondo” për mbi 92 milionë dollarë.

    “Njeriu i dhimbjeve” kishte mbetur në duar private që nga shekulli i 19-të kur u regjistrua në koleksionin e Adelaide Kemble Sartoris, një këngëtare e njohur angleze e operës. Stërmbesa e Adelaide, Lady Cunynghame, e shiti atë në ankand në vitin 1963 për dhjetë mijë paund dhe që atëherë ajo ka mbetur në koleksionet e pronarëve aktualë që e kanë huazuar vetëm një herë, për ekspozitën Botticelli në Frankfurt në vitet 2009-2010.

    Pas shitjes së sotme, piktura është rezervuar për një ekspozitë Botticelli në Minneapolis së bashku me vepra të tjera të artistit nga Uffizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!