×
  • Extra
  • Extra

    Hëngri gabimisht “Burger King” me proshutë derri, i riu mysliman përfundon me ditë të tëra duke vjellë

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 8:49

    Një i ri mysliman ka përjetuar atë që s’do i kishte shkuar kurrë ndërmend. Gundogdu Yuzudik nga Enfield, Angli tha se ka kaluar disa ditë duke vjellë për shkak se hëngri një hamburger me proshutë derri.

    Gundogdu e ka shmangur mishin e derrit gjatë gjithë jetës së tij për shkak të besimit të tij fetar. Ai tha madje se thotë se ndihej i neveritur dhe ‘i sëmurë fizikisht’.

    Ai tha se për tri ditë me radhë i vazhduan të vjellat.

    “Kur shkova për të ngrënë burgerin, hëngra një kafshatë dhe vura re se nuk kishte shije. Më pas hapa simiten dhe pashë që ishte e mbushur me proshutë. Edhe kafshimi më i vogël më bëri të ndihesha i sëmurë mendërisht dhe fizikisht. Për tre ditë më pas nuk po haja siç duhet. Isha i uritur fizikisht, por nuk mund të haja pa të vjella dhe ndihesha i sëmurë. Mendimi i proshutës më bëri të ndihesha i sëmurë. Edhe kur përtypja ndonjë gjë, automatikisht mendoja se ishte proshutë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!