Mediumi i njohur britanik Sky News i ka kushtuar një storie një qytetari nga Prizreni.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha i cili punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës – Prizren, tash e 44 vjet.

Berisha, për 5 ditë me radhë ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij. Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet.

Reklamë

“S’jom nal hiq, a u kan borë a u kan shi, kom punu, s’jom nal prej punës kurrë”, thotë ai, transmeton Reporteri.net.