Profesori nga Vushtrria mori vëmendje të madhe në TikTok me videot e publikuara ku ai shihet duke vallëzuar.

Për këtë ai u kritikuar nga deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, derisa dje ajo i kërkoi edhe falja pasi reagimet nga masa ishin të shumta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Profesori, Lulëzim Paci pranoi kërkim faljen e deputetes dhe dëshiroi që ta mbyllte këtë diskutim, sa që tha se nuk pranon të dal në protestë, pasi atë e ka bashkëvendase dhe ajo e ka kuptuar gabimin.

Reklamë

Sot ai ka qenë i ftuar në ATV, e ai sërish ka zgjedhur që me valle e duke kërcyer të futet në studio.

Ndryshe, ai u shpreh se nuk dëshiron që ta hedh poshtë bashkëvendasen e tij, Fjolla Ujkanin./Reporteri.net/