Së shpejti pritet të lansohet video-loja me luftime me shumë lojtarë që do të titullohet War of Kosovo: 2033.
War of Kosovo: 2033 do të jetë një lojë ku avatarët do të kryejnë misione në qytete të ndryshme të Kosovës. Loja përfaqëson një luftë që do të zhvillohet në kohët moderne në të cilën do të jetë viti 2033.
Kjo video-lojë do të jetë me shumë sezone, dhe në kuadër të kësaj secili sezon do të vazhdojë me qytete të reja.
Rreth kësaj videoloje që pritet të lansohet ka pasur shumë reagime në Serbi.
Ata madje akuzojnë se qëllimi i videolojës është të mbushë gjeneratat e reja me urrejtje.
“Sapo kur mendoja se kam parë e dëgjuar gjithçka nga ‘fqinjët nga Kosova’, ata më kanë befasuar me marrëzi e vrazhdësi të reja. Nuk kam dyshim se e vetmja që ata mendojnë është lufta dhe gjakderdhja. Tani, me aq sa kam parë, ata e kanë kthyer këtë në lojë. Mendoj se qëllimi është të mbushin gjeneratat e reja me urrejtje dhe me këtë të rrinë në qëllimin e tyre final për Shqipërinë e Madhe në mes të Evropës”, ka thënë deputetja serbe Snezana Paunoviq për “Hello!”.
Loja do të jetë në gjuhen shqipe dhe në gjuhën angleze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.