×
  • Extra
  • Extra

    Varte të brendshmet në tel, por fqinja e denoncon në polici: Po më joshë burrin

    Reporteri
    02 Shkurt 2022 | 16:46

    Një grua ka thirrur me urgjencë policinë, duke kërkuar të arrestojnë fqinjen e saj që kishte varur të brendshmet joshëse në kopshtin e shtëpisë.

    42-vjeçarja Yuvitza E. nga Meksika tha se fqinja varte në tel te brendshmet erotike për të joshur burrin e saj.

    Yuvitza akuzonte fqinjen “e paturp” për thyerje të “moralit dhe sjelljes së civilizuar”.42-vjeçarja shpjegonte më tej se kishte gjetur shpesh bashkëshortin e saj duke shikuar të brendshmet e gruas të varura në kopshtin fqinjë.

    Madje ajo shtonte se 23-vjecarja varte në tel të mbathurat erotike pikërisht të shtunave, kur e dinte qe bashkëshorti i saj ishte në shtëpi.

    Ajo shpjegonte se i kishte kërkuar vazhdimisht fqinjes të ndalonte “duke joshur” burrin e saj, por ajo vazhdonte të varte tangat në tel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!