Pa gazetarë në mbarë botën raportimi mbi situatën në Ukrainë do të ishte i pamundur, e në veçanti raportimi i një gazetari që është bërë viral në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për gazetarin e Associated Press, Philip Crowther, i cili u bë viral në Twitter pas postimit të një video, ku shfaq aftësitë e tij për gjuhë të ndryshme.
Videoja përmban një përmbledhje të raportimeve të tij nga Ukraina, ku hiq më pak se në gjashtë gjuhë të ndryshme ka raportuar mbi situatën e tensionuar në këtë shtet evropian, madje flet rrjedhshëm.
Six-language coverage from #Kyiv with @AP_GMS. In this order: English, Luxembourgish, Spanish, Portuguese, French, and German. pic.twitter.com/kyEg0aCCoT
— Philip Crowther (@PhilipinDC) February 21, 2022
Crowther shihet duke raportuar nga rajone të ndryshme të Ukrainës në gjashtë gjuhë të ndryshme, anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht dhe luksemburgisht, që është gjuha zyrtare e Luksemburgut.