Elon Musk ka treguar se satelitët e tij Starlink tashmë janë pozicionuar mbi Ukrainë dhe qytetarët do të kenë akses të pa-ndalur në internet.
Ukrainasit në ditët e tyre më të vështira po mbështeten tek interneti për t’u informuar dhe për të kaluar kohën, e madje edhe për të treguar se çfarë tmerri po përjetojnë nga sulmet e rusëve në vendin e tyre.
E këto ditë është diskutuar se çfarë do të bëhet kur rusët, në ditët e ardhshme të ndalin internetin në gjithë Ukrainën.
Për këtë, zëvendësministri i Ukrainës i kishte bërë kërkesë publiku pronarit të SpaceX, Elon Musk, që ai të përkujdeset.
Musk, i cili pak kohë më parë ka bërë një vepër tjetër historike, duke lëshuar në hapësirë disa satelitë, përmes të cilëve lëshohet internet në mbarë botën, duket se tani po i vjen rasti që të përdoret.
Musk i ka kthyer përgjigje zëvendësministrit të Ukrainës, duke i thënë: “Shërbimet e Starlink tani janë aktive në Ukrainë. Më shumë terminale janë rrugës”.
Kjo do të thotë se tani njerëzit e Ukrainës kanë çasje në sistemin me internetin më të shpejtë satelitor që ekziston dhe se Rusia nuk mund të ndërhyjë në çasje të këtij interneti, pa ndërhyrë në qendrat e huaja të të dhënave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.