×
  • Lajme
  • Botë

    “Charlie Hedbo” tallet keq me Putinin, kjo do të jetë karikatura që do të publikohet nesër

    Reporteri
    02 Mars 2022 | 0:00

    Një prej revistave satirike më të njohura në botë “Charlie Hedbo” do të publikojë një ballinë të veçantë në ditën e nesërme, që i kushtohet konfliktit në Ukrainë.

    “Charlie Hedbo” do të ironizojë përmes një karikature me kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për konflikt nuklear me shtetet perëndimore.

    Në karikaturën e paraqitur, portretizohet presidenti rus, në formë fizike të një shimpanze, me krah të leshatosur dhe duket se po përjeton ereksion teksa qëndron mbi butonin e kuq të bombës nukleare.

    Përmes kësaj karikature, “Charlie Hedbo” ironizon me primitivizmin e Putinit, duke vendosur mbishkrimin “në rrugë drejt shekullit XXI”.

    Kjo revistë, shpeshherë ka marrë vëmendjen e lexuesve anembanë botës me karikaturat e saj të veçanta, duke shkaktuar polemika e debate të shumta për çështje të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!