Ermal Mamaqi sot ishte i ftuar në një intervistë për “ABC News Albania”.
Ai ka diskutuar për zhurmën e madhe që shkaktoi kur hyri në “Big Brother VIP” për të darkuar me banorët.
Një batutë e tij ku u përmend Bora Zemani që vijoi më pas nga Salsano Rrapi për Beatrix Ramosaj bëri bujë dhe kjo batutë u konsiderua si e qëllimshme.
Ermali pati theksuar se ajo ishte e gjitha shaka, por që komentet negative ishin të shumta.
“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal.“, tha Ermali.
Ndër të tjera ai u ndal edhe te Bora teksa tha në formë “shakaje” se i është rritur shumë mendja pasi ka qenë personazhi më i përmendur kohëve të fundit, sidomos në “Big Brother”.
Ai gjithashtu sqaroi nëse ajo do të jetë pjesë e sezonit të ri të filmit të tij.
“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi.”, tha ai, u shpreh ai.