Një qytetar ka bërë vozitje të ‘çmendur’ në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ai me veturën e tij të tipit Audi ka vozitur në 231 kilometra në orë, ku ka tmerruar edhe pasagjerët që i kishte në veturë, shkruan Reporteri.net.

 

Reklamë

Në videon e publikuar nga ‘Vrojtuesit e lagjes’, shihet se si pasagjerët i kërkojnë vozitësit të ndalë shpejtësinë, por ai nuk i dëgjon fare, duke rrezikuar jetën e të gjithëve.

Fatmirësisht kjo ‘çmenduri’ e këtij vozitësi nuk ka përfunduar me ndonjë aksident pasi pasojat do të ishin fatale. /Reporteri.net/.