Shqipëria kishte vuajtur izolimin më të ashpër në Europë, si pasojë e sistemit komunist. Gjendjen post-komuniste e pasqyrojnë më së miri pamjet e filmuara të asaj kohe. Një mjerim ekonomik e shoqëror.
Vendit iu deshën shumë sfida për gati 30 vjet, për të arritur në një standard mesatar europian, pavarësisht se ende vazhdon të lëngoj. Por tani vendi është anëtar i NATO’së, me perspektivë të qartë drejt integrimit europian, dhe me liri lëvizje në vendet e Zonës Shengen.
Rënia e komunizmit në Shqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore.
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës autokratik.
Në vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare në Shkodër, ku njerëzit filluan të shkatërronin statujën e Josif Stalinit. Gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye rreth 5 mijë burra e 450 gra, ndërsa 35 mijë njerëz u burgosën.
Pamjet e filmuara të asaj kohe, shikuar prej realitetit aktual, mund të duken surreale. /Reporteri.net