×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet hapi i parë drejt integrimit të Kosovës në NATO, Qeveria themelon grup punues

    Reporteri
    09 Mars 2022 | 11:03

    Shteti i Kosovës ka bërë hapin e parë institucional në qëllimin e saj për integrim në NATO, shkruan Reporteri.net.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është themeluar një grup punues ndërinstitucional për integrimin e vendit në NATO.

    Kryeministri Kurti tha se Kosova ka marrë zotim politik për të bërë hapin e parë drejt pranimit të Kosovës në NATO.

    Ministrja e Jashtme do të jetë kryesuese e këtij grupi, ndërsa anëtarë do të jenë ministri i Mbrojtjes, ai i Brendshëm, ai i Drejtësisë, ndërsa përfaqësues do të ketë nga Presidenca, Kryeministria, Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ajo në SHBA.

    Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri, sidomos pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!