×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam gjithçka që më nevojitet”, Trixa shijon jetën e natës në Greqi

    Reporteri
    13 Mars 2022 | 16:04

    Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të komentuara për muaj të tërë.

    Ajo bëri bujë të madhe, me lidhjen e krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”.

    Por ajo vazhdon e komentohet edhe pas përfundimit të këtij spektakli.

    Madje ajo morri të gjithë vëmendjen drejt saj pasi konfirmoi ndarjen nga Donaldi.

    Edhe pse ka shmangur paraqitjet televizive, Beatrix është mjaft aktive në rrjetet sociale e të cilat zgjojnë kureshtjen e fansave të saj.

    Këngëtarja ka postuar imazhe të reja në profilin e saj të Instagramit, ku shihet tejet në formë.

    Trixa mbrëmë ka shijuar natën argëtuese në një nga klubet e natës.

    “Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të më nevojitet ndonjëherë”, ka shkuara Beatrix në mbishkrimin e fotografive të postuara.

    Si duket ajo ka marrur veten shumë shpejt pas ndarjes nga Donaldi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!