×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kqyrja fytyrën krimineles”, Donjeta Kasumi kundër Drejtorit të Policisë Kufitare

    Reporteri
    14 Mars 2022 | 18:13

    Dita e sotme nisi me një aksion të madh të Inspektoratit Policor të Kosovës kundrejt një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.

    Afro 50 prej tyre përfunduan në pranga.

    Këto arrestime i kanë sjellë në kujtesë Donjeta Kosumit një ngjarje të para shtatë viteve, kur ajo ishte arrestuar në gusht të 2015-ës.

    Muaj më pas, ajo në një intervistë pati deklaruar se komandati i atëhershëm i Policisë për rajonin e Prizrenit ishte sjellur keq me të gjatë shoqërimit në stacion policor.

    Të njëjtën e ka ndarë me ndjekësit sot.

    “Qysh po më kujtohet fytyra jote kur the: Kqyrja fytyrën krimineles” – ka deklaruar Kallashi në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!