Një shtetas i Bonjës është arrestuar në Gjermani, si i dyshuar për sulmet terroriste në Paris gjatë vitit 2015, shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP, transmeton Reporteri.net.
Kujtojmë, se në vitin 2015, në sulmet terroriste në Paris, duke përfshirë masakrën në sallën e koncertit në Bataklan, mbetën të vdekur më shumë se 150 njerëz.
I dyshuari u arrestua pranë Meerburgut shtatë ditë më parë më 20 qershor, por autoritetet gjermane refuzuan të publikonin detajet e arrestimit dhe të zbulonin identitetin e personit të arrestuar.
Sipas mediave, autoritetet gjermane po përgatisin ekstradimin e shtetasit të BiH në Belgjikë. /Reporteri.net