×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi shqiptar “mburret” me makinën super luksoze: Duke ecur rrugëve me 701 kuaj fuqi

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 12:17

    Capital T është një ndër reperët më të kërkuar në tregut muzikor shqiptar. Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe numëron një sërë hitesh. Reperi bie në sy gjithashtu dhe për stilin e jetesës mjaft luksoze që vjen si rrjedhojë e të të ardhurave nga muzika.

    Së fundmi, reperi iu ka treguar fansave makinën e tij luksoze të tipit “Ferrari”. “701 kuaj tu nga rrugve”, ka shkruar reperi karahas fotos duke treguar kështu dhe fuqinë e makinës nga marka e famshme. Kujtojmë që Kapon do ta shohim së shpejti dhe si aktor.

    Ai do të luajë krah yllit hollivudian, Dakota Johnson. “Jam i vetmi aktor shqiptar. Në këtë kast ka ndodhur shumë spontanisht që më kanë kërkuar rolin. Më kanë kërkuar një ‘videotape’ dhe i ka pëlqyer si kam luajtur dhe më kanë pranuar.

    Është projekt super i madh i ‘Universal Picture’. Premiera do jetë në të gjithë botën edhe në Netflix.”, tha ai. Sa i përket muzikës, projekti më i fundit është “Për ty x Dy zemra”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!