×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja shqiptare ia hodhi reçipetat Malumës në skenë?

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 12:25

    Maluma u befasua nga pritja që iu bë në Tiranë. Por dhe ai i ekzaltoi fansat.

    Në një moment atij dikush i hodhi në skenë një palë reçipeta të kuqe.

    Ai i mori, i pa mirë e mirë e më pas i vari në mikrofon. Nuk iu drejtua fanses që i hodhi, kështu që ‘pronarja’ e reçipetave mbeti enigmë.

    Në rrjetet sociale qarkulloi fotoja e këngëtarit latin me reçipeta dhe komentet nuk kishin të sosur. Një prej tyre ishte edhe modelja Kejvina Kthella e cila komentoi poshtë një fotoje një zemër të thyer, duke lënë të aludohet se reçipetat mund të ishin të sajat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!