Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka shpërndarë këtë foto që tregon se edhe kafshët po i vuajnë pasojat e luftës. Në imazhin e bërë viral duket një burrë në Irpin teksa përpiqet të qetësojë qenin e tij “të paralizuar” nga frika.
Irpin, një lagje në periferi të Kievit, ka përjetuar bombardime shumë të rënda gjatë pushtimit rus.
Ndërkohë duket se bombardimet në kryeqytetin e Kievit po bëhen më sistematike dhe po i afrohen më pranë qendrës, duke synuar apartamente, një stacion nëntokësor dhe vende të tjera civile.
A man is trying to help his paralyzed by fear dog which refuses to go further after shelling.
📍Irpin@yamphoto pic.twitter.com/zSd61f8i16
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 16, 2022
Në një fjalim gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se breshëritë goditën katër ndërtesa shumëkatëshe dhe vranë dhjetëra persona.