×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet për trafik droge këngëtarja e njohur shqiptare

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 11:22
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Një operacion antidrogë i policisë italiane në jug të Romës, ka vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve dhe këngëtaren e njohurshqiptare Elsa Lila.

    Mediat italiane shkruajnë se që në orët e para të mëngjesit agjentët e policisë italiane me ndihmën e kolegëve të Skuadrës Mobile Viterbo po ekzekutojnë urdhrin për zbatimin e masës së paraburgimit, të kërkuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Romës, e lëshuar nga Gjykata e Romës, ndaj 13 personave të cilësuar si të dyshuar, për trafikimin e lëndëve narkotike.

    Arrestimet dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në zonën e Acilias, tashmë skenë e operacioneve që kanë prekur, në të kaluarën, refugjatët nga Casalesi dhe shqiptarët.

    Mes të arrestuarve është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Emri i këtij të fundit doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!