×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky ishte roli i Elsa Lilës në grupin që u arrestuan sot për trafikim droge

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 13:02

    Gjatë një operacioni të policisë italiane në jug të Romës, në mesin 13 të arrestuarve ka qenë edhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, të cilët dyshohen për trafikim droge.

    Arrestimet dhe kërkimet janë zhvilluar në zonën e Acilias, tashmë skenë e operacioneve që kanë prekur, në të kaluarën, refugjatët nga Casalesi dhe shqiptarët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë këtij operacioni, mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

    Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se 41-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

    Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ka pasur rolin kyç në gjithë këtë organizim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!