×
  • Show Time
  • Show Time

    Vëllai i Leonora Jakupit, në mesin e emrave të shkarkuar nga ministrja Gërvalla

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 16:59

    Në mesin e 11 diplomatëve të shkarkuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është edhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Leonora Jakupi.

    Ai mbante pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

    Jakupi u emërua në këtë pozitë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, derisa në Tiranë po shërbente si ambasador Sylejman Selimi.

    MPJ përmes një komunikate për media ka thënë se diplomatët e liruar nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm dhe përmes vendimeve arbitrare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!