×
  • Show Time
  • Show Time

    Vesa Luma: Krenare që isha e vetmja që ndava me botën shqiptare përkrahjen ndaj komunitetit LGBTQ+

    Reporteri
    17 Mars 2022 | 16:18

    Ditën e djeshme, Projektkodi Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

    Tani, ka reaguar edhe Vesa Luma e cila përmes një postimi të bërë në Instagram, ka thënë se është krenare që ka qenë e vetmja shqiptare që i ka mbështetur qysh në fillim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Instagram, këngëtarja ka publikuar një video, pjesë të këngës së saj, dedikuar këtij komuniteti, kënga me titull “I ndaluar”.

    “Çfarë t’i bëjmë deputetëve tanë. Përndryshe shumë krenare që kisha guximin (e mbase isha e vetmja) që ta ndajë me botën shqiptare përkrahjen ndaj komunitetit LGBTQ+”, ka shkruar Vesa./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!