×
  • Show Time
  • Show Time

    “Elsa të dua”, dëshmia e shokut të ngushtë të Elsa Lilës: E kam njohur në Kishë

    Reporteri
    17 Mars 2022 | 16:47

    Elsa Lila është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia italiane në jug të Romës, ku dyshohet se ishte pjesë e një grupi griminal që bënin shpërndarjen e drogës.

    Roli i këngëtares shqiptare ishte ai i mirëmbajtjes së xhirollogarive të personave të këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan dhe 12 persona tjerë, derisa u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një nga miqt e saj më të mirë, ka folur ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, derisa zgjodhi të mos merrej me pjesën se çfarë ka ndodhur ditën e djeshme.

    Ai tregoi se Elsën e ka njohur në një kishë, në kohën kur ajo këndonte këngë për Zotin.

    Ernis Çili gjithashtu tha se Elsa Lila ishte është një njeri shumë i butë, dhe një nënë shembullore që kujdesej tej mase për bijën e saj, por që secilit i ndodhë që në një moment të jetës të “rrëzohet”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!