Uji me limon është sugjeruar si pija ideale për dikë që dëshiron të humbasë peshë, edhe realisht ka efekte nëse konsumohet rregullisht dhe i bazuar në një dietë. Megjithatë nuk është pija e vetme që ndihmon trupin në rënien e peshës.
Tri pijet e tjera që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme janë:
Kafeja: është cilësuar si pija energjike e natyrës. Hulumtimet kanë treguar se dy apo tre filxhanë kafe të zezë në ditë, para ushtrimit, e nxisin trupin për ushtrime më energjike, që si rrjedhojë kanë djegien e sa më shumë kalorive. Gjëja më e rëndësishme është që kafeja duhet të jetë e zezë, pa sheqer, qumësht apo diçka tjetër, sepse përndryshe humbet vlerat e saj.
Ujë shumë i ftohtë: në vend të limonit shtojini ujit akull. Pijet e ftohta e bëjnë trupin të shpenzojë më shumë energji për të ruajtur temperaturën ideale në 36.7 gradë. Kjo do të thotë se nëse gjatë ditës konsumoni tri gota ujë me akull, e ndihmoni trupin tuaj të djegë deri në 100 kalori më shumë.
Çaji jeshil: jo vetëm nuk ka kalori, por gjithashtu kontribuon edhe në djegien e yndyrave. Është e rëndësishme të dini se çaji jeshil duhet të konsumohet po ashtu pa asnjë shtesë sheqeri apo qumështi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.