Katër herë vetëm për një muaj, këngëtari Sabri Fejzullahu u shpall i vdekur në rrjetet sociale.
Ai së fundmi përmes një videoje ka reaguar duke thënë se “Jam gjallë, shëndosh e mirë!
Ai ka thënë se katër herë brenda tre muajve ka pasur shkrime për të se ka vdekur.
“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, ka thënë këngëtari.
Ky adresim është mirëpritur nga fansat e tij duke i uruar jetë të gjatë e shumë shëndet.