Aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste sot në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.
Duke iu referuar largimit të Çiljetës nga programi, ajo ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas.
Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria edhe sot e kësaj dite.
Ish konkurentja e “Big Brother VIP” tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë.
“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika teksa i kërkoi Çiljetës të mos largohej nga programi.
Rikujtojmë se Monika ka rrëfyer edhe në “BB VIP” për lidhjen me ish-bashkëshortin. Ajo ka zbuluar edhe përshtypjen e parë që ai i la. Ajo ka thënë se kur e ka parë atë, ka mbetur në vend pa fjalë. /express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.