Melinda Ademi si një rap artiste është njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në Kosovë, transmeton Reporteri.net. 

Në koncertin e saj të fundit Melinda është përballur me një situatë jo edhe aq të këndshme.

Në një koncert të cilin ajo ka zhvilluar natën e kaluar në Vienë të Austrisë, ajo është përfshirë në një situatë të palakmueshme të cilën si duket e ka kaluar me sukses.

Reklamë

 

Derisa këngëtarja i ishte afruar turmës së fansave duke i zgjatur dorën, disa nga ata nuk ia kanë lëshuar duke e tërhequr drejt vetes.

Pas kësaj ka reaguar edhe sigurimi i këngëtares të cilët kanë shkuar në drejtimin e turmës.