Muzikanti i njohur, Taylor Hawkins, ka vdekur të premten në Kolumbi, kishte një zemër që peshonte dyfishin e mesatares për meshkujt e moshës së tij, sipas një raporti të ri, transmeton Reporteri.net. 

Ekspertët mjeko-ligjorë gjatë një ekzaminimi zbuluan se zemra e Hawkins peshonte “të paktën 600 gramë”, dyfishi i mesatares prej 300 deri në 350 gramë, raportoi të dielën Daily Mail.

Hawkins, 50 vjeç, u gjet i vdekur të premten në një dhomë hoteli në Four Seasons Casa Medina në Bogota. Në dhomën e tij, u gjetën drogë të shumta, sipas një raporti që citonte autoritetet e Kolumbisë.

Reklamë

“Autoritetet kolumbiane gjetën: marihuanë, antidepresantë, opioidë, heroinë [sic]. Të paktën 10 substanca të ndryshme u gjetën”, shkroi në Twitter gazetari Luis Carlos Velez të shtunën pasdite, duke cituar Fiscalia Colombia, zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm kombëtar.