Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, nuk e ka anashkaluar mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të kinematografisë, “Oscars 2022”.
Ajo ishte prezentë në Los Angeles, për të ndjekur nga afër një prej ndejave të organizuar në kuadër të 94-vjetorit të çmimeve të Akademisë.
Përkatësisht, Qereti ka marrë pjesë në ndejën e këngëtarit Sir Elton John, ku prezentë kanë qenë shumë yje të rëndësishëm të Hollywoodit.
Ndeja organizohet me qëllim grumbullimi e fondeve për të ndihmuar në luftimin e virusit HIV/AIDS.
Bleona, e cila ka prej vitesh një rreth të ngushtë njohjesh me emra të Hollywoodit, është paraqitur në këtë event e veshur me një fustan të gjatë, me prerje te pjesa e barkut dhe dekoltesë.
Këngëtarja i kishte lënë në valë të lirshme flokët e saj të zeza, gjersapër aksesorë mbante një çantë të vogël argjendi në dorë.
Interpretuesja e hitit “Mandarinë” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social disa fotografi nga kjo paraqitje, e cila është pëlqyer nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.